Njihuni me Bala, djalin e talentuar që shumë shpejt do të pushtojë skenat!

Njihuni me Bala, djalin e talentuar që shumë shpejt do të pushtojë skenat!

Këngë të reja në tregun e vogël muzikor Shqiptar që dita ditës po zgjerohet publikohen çdo ditë e tashmë ky fakt nuk përbën më lajm, por këtë herë një prodhim muzikor dhe një djal i talentuar, tepër interesant, na tërhoqi vëmendjen!

Këngëtari quhet Chris Bala por që në botën e artit njihet thjesht: Bala! 21- vjeçari është larguar që prej moshës 9-vjeçare nga Shqipëria e që prej asokohe jeton në Amerikë, ndoshta mund të jetë edhe kjo arsyeja që Bala ka një tjetër nuhatje ndaj muzikës!

Bala ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, e treta në radhë, e treta e vërteta! Kënga titullohet “Bebe” dhe është duke ecur tepër mirë me klikimet.

Një nga videoklipet më interesantë nga artistet e rinj në qarkullim, punuar nga Mojo, shoqëron në menyre perfekte kengen dhe vibe-n e saj të freskët.

S’ka si te ndodhi ndryshe kur muzika mban firmën e Redbox, një prej labelave më të mirë në qarkullim, e ndërthurur dhe me tekstin insteresant te vetë Bala-s, na sjell një kenge ritmike, me stil krejt modern e cila pse jo mund të na shoqërojë jo vetëm gjatë ditëve të verës por dhe kur dalim e dëfrehemi në party-t e fundjavës në kryeqytet e jo vetëm!

Me këtë ritëm, Bala padyshim që ka për të kapur majat e suksesit, sigurisht nëse vazhdon të punojë fort, siç ka bërë me këngën “Bebe”.

KOMENTE